MENU
klinika

Premier League, Java 14

Tottenham racional, Conte ndryshon gjithçka

02.12.2021 - 23:31

Tottenham në pak kohë duket se ka ndërruar stil loje, nga një skuadër që sulmonte dhe pësonte, në një grup që mbrohet mirë dhe ndëshkon. Kjo falë trajnerit Conte dhe Spurs fituan sonte në shtëpi 2-0 ndaj Brentford.

Vendasit shënuan nga një gol për secilën pjesë loje. Ishte një autogol i miqve në minutën e 12-të dhe Tottenham e pa veten në avantazh. Më pas është Brentford që dominon deri në fundin e pjesës së parë, por nuk gjen dot kuadratin.

Në pjesën e dytë, Spurs tregohen racionalë, mbrohen mirë dhe kundërsulmojë fort. Për të ardhur në 65’, teksa Son gjen golin e sigurisë e 2-0. Tri pikë me shumë vlerë dhe Tottenham është vetëm 2 pikë larg Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN