MENU
klinika

NBA

Warriors fitojnë duelin direkt me Suns, rekord i James

26.12.2021 - 15:42

Supersfidën e Konferencës së Perëndimit në NBA e fiton Golden State, që mposht Phoenix Suns116-107, falë 33 pikëve të shënuar nga Stephen Curry. Në ditën e Krishtlindjeve janë Warriors ata që festojnë dhe marrin kryesimin e kësaj konference, duke u bërë skuadra më e mirë e këtij sezoni në NBA me 27 fitore dhe 6 humbje.

Po në Perëndim, Los Angeles Lakers nuk iu mjaftuan 39 pikët e Lebron James dhe “triple double” e Westbrook për të evituar humbjen e 5-të radhazi. Në ndeshjen më të pritur të mbrëmjes së Krishtindjes, Laker luftuan fort për të arritur suksesin, por në fund dorëzohen dhe pësojnë humbjen e 5-të radhazi në NBA, Brooklyn Nets fiton 122-115.

Nuk mjaftoi paraqitja shumë e mirë e LeBron James, që vendasit të rigjejnë fitoren. Pa Kevin Durant dhe 7 lojtarë të tjerë të ndalur nga Covid, mendon James Harden, që zhvillon ndeshjen më të mirë të vitit për të çuar drejt suksesit Brooklyn me 36 pikë, 10 rebound dhe 10 asist.

James mund të ngushëllohet me një rekord. Ai ka zbritur në fushë në 16 raste në ditën e Krishtlindjes, duke barazuar kështu rekordin e ndeshjeve të luajtura në parket në 25 dhjetor që mbahej nga Kobe Bryant.

LeBron James ka kaluar kuotën e 400 pikëve të shënuar në ditën e Krishtlindjeve (422), duke parakaluar në këtë renditje pikërisht “Black Mamba” (Kobe Bryant) që ishte ndalur në kuotën e 395 pikëve.

Në Lindjes, ka qenë një sfidë spektakolare dhe shumë argëtuese ajo mes kampionëve në fuqi të NBA, Milwaukee Bucks dhe Boston Celtics, që e nis ndeshjen shumë mirë dhe mbyll pjesën e parë në avantazh. Bucks reagojnë në pjesën e dytë dhe arrijnë të përmbysin gjithçka, duke fituar 117-113.

Milëaukee shijon rikthimin e Giannis Antetokounmpo, që pas 10 ditëve karantinë, shënon 36 pikë dhe 12 rebound, ndërsa për miqtë shënojnë nga 25 pikë secili Jaylen Broën dhe Jayson Tatum.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak