MENU
klinika

Sulmuesi i Bayern Munchen

Askush si Muller, vetëm Messi ka bërë më mirë

16.01.2022 - 14:52

Bayern Munchen u rikthye te fitorja dhe Thomas Muller është gjithmonë e më i rëndësishëm. Sulmuesi i bavarezëve ka qenë protagonist në fitoren 4-0 të marrë kundër Koln-it. Asnjë gol për gjermanin, por dy asiste për Lewandowski-n, autor i një tregolëshi.

Falë këtyre dy asisteve për shokun e skuadrës, Muller ka arritur të një shifër të frikshme. Në fakt, siç ka bërë të ditur Opta, 32-vjeçari ka tani 150 asiste në Bundesliga.

Nga debutimi i Muller në kampionatin gjerman në 2008-ën, vetëm Lionel Messi ka regjistruar një numër më të lartë pasimesh fituese në 5 kampionatet kryesore të Europës. Argjentinasi ka dhënë 180 asiste mes Barcelona-s në La Liga dhe PSG në Ligue 1.

Tani, ylli i bavarezëve ka shkuar në 150. Të shohim nëse do ta përmirësojë këtë shifër akoma më shumë nga ndeshja e ardhshme kundër Hertha-s më 23 janar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN