MENU
klinika

Gati rinovimi

Bayern ka besim te Neuer, do luajë aty deri 39 vjeç

17.01.2022 - 18:06

Është më fjalëpak se dikur, por ai është aty, madje kapiten dhe vijon me paraqitjet e mira. Manuel Neuer është në skadencë të kontratës, në 2023 është një lojtar i lirë, por Bayern Munchen as që ka ndërmend të ndahet nga gardiani gjerman.

Ai konsiderohet ende një pikë të fortë, një nga portierët më të mirë në qarkullim dhe duket se klubi kërkon të që bëri me Oliver Kahn, që sot po drejton pikërisht Bayern Munchen.

Sipas Sport1, si klubi, ashtu edhe portieri, kanë dëshirë të vijojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre, për këtë arsye palët kanë nisur negociatat për rinovimin e kontratës. Neuer pritet të firmosë një kontratë të re 2-vjeçare, më saktë deri në 2025, kur ai të jetë 39 vjec.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN