MENU
klinika

NBA

Bulls e Bucks bien në Lindje, Lakers zhgënjen sërish

16.01.2022 - 14:30

Skuadra kampione e Milwaukee Bucks është mundur sot 103-96 nga Toronto Raptors, ndeshje ku për kanadezët u dallua Siakam, autor i një “triple double” (30 pikë, 10 rebound, 10 asist). Po 30 pikë realizoi edhe Antetokounmpo për vendasit, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Një humbje të thellë pësoi sot edhe ekipi i Los Angeles Lakers, që u mund 133-96 nga Denver Nuggets. Hyland realizoi 27 pikë, Green 26, ndërsa Jokic e mbylli sfidën me një “triple double” (17 pikë, 12 rebound e 13 asist), një trio që bëri diferencën në parket për Denver, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e LeBron James.

Zhgënjen edhe skuadra e Chicago Bulls, që u mund 114-112 nga Boston Celtics në sekondat e fundit. 6 lojtarë të Boston realizuan mbi 10 pikë (Tatum 23 pikë), ndërsa 27 pikët e LaVine për Bulls mbetën për statistikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN