MENU
klinika

Carabao Cup

Chelsea triumfon në derbi, një hap larg finales

05.01.2022 - 23:45

Chelsea edhe njëherë tjetër tregon se është ekipi për t’u mundur në Angli. Blutë e Londrës triumfuan në derbi 2-0 ndaj Tottenham dhe janë vetëm një hap larg finales së Carabao Cup.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë. Goli i shpejtë i Havertz dhe më pas autogoli i Ben Davies e afruan me finalen ekipin e Chelsea. Romelu Lukaku protagonist por jo me gol.

Fillimisht merr vërshëllimat dhe të qeshurat e publikut kur niset në kundërsulm dhe duke shtyrë topin nga krahët del bashkë me të në rivënie anësore…

Pastaj te goli hesht publikun duke vendosur gishtin te goja. Gjeste që kanë acaruar edhe më shumë tifozërinë. Në fakt, edhe tifozeria blu nuk është se e ka falur pas asaj interviste…Ndeshja e kthimit luhet pas një jave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN