MENU
klinika

Kupa e Italisë

Gol i Kumbullës, Roma përmbys dhe kalon në çerekfinale

21.01.2022 - 00:01

Marash Kumbulla rikthehet të shënojë për Romën, i pari qëkur drejton Mourinho. Skuadra verdhekuqe përmbysi Leccen 3-1 dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, teksa do të ndeshet me Interin në “Olimpico”.

Ishin miqtë ata që shënuan të parët dhe surprizuan në minutën e 14-të me Calabresi. Por pjesa e parë është mbyllur 1-1. Ishte Marash Kumbulla që ka shënuar për verdhekuqtë në minutën e 40-të. Të katër golat e shënuar nga Kumbulla mes Verona-s dhe Roma-s në të gjitha kompeticionet kanë ardhur gjatë një goditje nga këndi.

Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e Romës. Abraham në 54’ shënoi për 2-1, me Mkhitaryan që pasoi bukur. Armeni do të bëhej sërish protagonist në 81’, teksa dha asistin e golit të tretë dhe Shomurodov mbylli shifrat në 3-1. Miqtë mbetën me 10 vetë që në minutën e 62-të. Kumbulla luajti për 90 minuta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN