MENU
klinika

Kupa e Italisë

Goli i Bajramit nuk vlen, Inter shkon në çerekfinale

20.01.2022 - 00:39

Inter ka vuajtur shumë për të siguruar cerekfinalet e Kupës së Italisë, pasi ka mposhtur Empolin vetëm në kohën shtesë, 3-2. Një sukses që con zikaltrit më tej, duke u përballur me fituesin e Roma-Lecce.

Zikaltrit shënuan në pjesën e parë me Sanchez dhe u mbyll 1-0. Nedim Bajrami, i futur në lojë në fillim e pjesë së dytë, shënoi golin e barazimit në minutën e 61-të në “San Siro”.

I gjithë goli ishte kuqezi, pasi asistin e dha Kristjan Asllani, pjesëtari i ekipit kombëtar Shpresa. Vërtet paraqitje shumë e mirë e kuqezinjve. Bajrami bën edhe shqiponjës teksa festonte.

Por teksa po mbyllej ndeshja, është Ranocchia që barazoi shifrat në 91’ në 2-2. Për pasojë, ndeshja shkoi në shtesë. Në minutën e 104’ Sensi shënoi golin e fitores për vendasit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fantazisti feston me shqiponjë

Asllani jep asist, Bajrami i shënon Interit