MENU
klinika

Superkupa e Italisë

Gol në 120’, Inter fiton trofeun e parë të vitit

13.01.2022 - 00:35

Inter rrëmben trofeun e parë të vitit. Zikaltrit marrin Superkupën e Italisë në minutën e 120-të, duke mposhtur 2-1 Juventusin. Një sfidë plot emocione, teksa 90 minutëshi i rregullt përfundoi në barazim 1-1.

Inter ka mundur Juventus-in në sekondën e fundit dhe ka fituar Superkupën e Italisë për herë të parë që nga 2010-a. Nuk ka dy pa tre për Simone Inzaghi-n, i cili ka mposhtur bardhezinjtë për herën e tretë në finale dhe ka fituar trofeun e parë të sezonit.

Kur dukej se ndeshja do të shkonte me penallti pas golave të McKennie dhe Luataro-s në kohën e rregullt, një gol i Shancez në minutën e 120-të u ka dhuruar triumfin kampionëve të Italisë. Ky është trofeu i gjashtë për Inter në Superkupën e Italisë, më shumë kanë fituar vetëm Juventus (9) dhe Milan (7).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN