MENU
klinika

NBA

Golden State arrin Suns, Bulls mbajnë kreun me humbje

10.01.2022 - 12:32

Përsëri rokada në krye të dy konferencave në NBA. Golden State rimerr kreun e renditjes në Perëndim pas fitores 96-82 arritur ndaj Cleveland. Rikthimi i Curry ishte vendimtar, me 28 pikë ishte më i miri në parket për vendasit, që morën suksesin nr.30 në kampionat. Po kaq fitore ka edhe Phoenix Suns dhe së bashku me Golden State kryesojnë të shkëputura.

Po në Perëndim nuk ndalet ekipi i Memphis Grizzlies, që mori fitoren e 9-të radhazi. Viktima e radhës ishte ekipi i Los Angeles Lakers, që u mund 127-119. Për miqtë u dalluan Bane me 23 pikë e Jackson me 21 pikë e 12 rebound, duke i bërë të pavlefshme 35 pikët e LeBron James për vendasit. Grizzlies në vend të katërt, Lakers zbret në vendin e shtatë.

Në Lindje, Chicago Bulls mbron kreun e renditjes pavarësisht humbjes 113-99 në fushën e Dallas Mavericks. Doncic ishte fantastik në fushë, autor i një “triple double”, 22 pikë, 14 rebound e 14 asiste. Rikthehet te suksesi skuadra e Brooklyn Nets, që në sekondat e fundit mundi 121-119 San Antonio Spurs, ndeshje ku u dalluan Durant me 28 pikë e Harden me 26.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN