MENU
klinika

NBA

Grizzlies rrëzojnë nga froni Warriors, “arratisen” Bulls

12.01.2022 - 12:18

Ekipi i momentit në NBA është Memphis Grizzlies, që mori fitoren e 10-të radhazi, duke mposhtur 116-108 kryesuesit e Golden State. Morant po bëhet gjithnjë e më shumë lider i këtij ekipi e protagonist këtë sezon, duke realizuar 29 pikë.

Në kahun tjetër, Curry realizoi një “triple double”, 27 pikë, 10 rebound e 10 asiste, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Memphis mbetet në vend të katërt në Konferencën e Perëndimit, por shumë afër vendit të tretë dhe me këtë ritëm kërcënon kreun.

Në këtë konferencë kreun e merr i vetëm Phoenix Suns që fitoi 99-95 në fushën e Toronto Raptors. Kanadezët e nisën sumë mirë ndeshjen, teksa në fund të periodës së parë kryesonin me 8 pikë diferencë, por më pas miqtë përmbysën.

Ndërsa në Lindje, ekipi i Chicago Bulls nis shkëputjen në krye, pas fitores 133-87 ndaj Detroit Pistons. Plot 46 diferencë tregon qartë dominimin e vendasve. Një fitore kolektive, pasi 8 lojtarë të Bulls realizuan mbi 10 pikë, ku spikati Vucevic me 22 pikë dhe DeRozan me 20 pikë e 12 rebound.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN