MENU
klinika

NBA

Humbin ekipet pretendente, e dyta radhazi për Bucks

11.01.2022 - 12:23

Ekipi kampion i Milwaukee Bucks është mundur 103-99 nga Charlotte Hornets, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund. Për vendasit u dallua Rozier me 27 pikë, duke i bërë të pavlefshme 53 pikët e dyshes Middleton-Antetokounmpo.

Humbet edhe skuadra e Utah Jazz, që u mund 126-116 nga Detroit. Bey dhe Cunningham realizuan nga 29 pikë secili për Pistons, ndërsa 31 pikët e Mitchell për Jazz mbetën për statistikë.

Mbrëmje zhgënjyese edhe për Brooklyn Nets, që u mund 114-108 nga Portland Trail Blazers. Durant realizoi 28 pikë e 10 rebound, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për Portland të gjithë titullarët realizuan mbi 13 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN