MENU
klinika

Blerja e fundit

Inter “bastis” Lazion, Inzaghi merr të preferuarin

29.01.2022 - 19:03

Felipe Caicedo është zyrtarisht një sulmues i ri i Interit. Kjo është deklarata e klubit zikaltër: “FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshje me Genoa për transferimin e lojtarit Felipe Salvador Caicedo Corozo.

Sulmuesi ekuadorian arrin te zikaltrit në formë huazimi deri më 30 qershor 2022, me të drejtë blerjeje”. Caicedo gjen Simone Inzaghin pas të kaluarës së mirë te Lazio. Sërish bashkë, këtë herë tek Interi, duke ëndërruar gola në minutat e fundit, një specialitet i vërtetë i sulmuesit.

Felipe, pak nga pak, arriti të fitojë besimin e Inzaghino në katër vitet e Lazio. Lojtar jo titullar, por shumë i rëndësishëm nga pankina. Ekziston një imazh që mbi të gjitha përfaqëson marrëdhënien midis Inzaghit dhe Caicedo: stadiumi “Olimpico”, 8 nëntor 2020, luhet Lazio-Juve.

Marusic e dërgon topin në zonë, ku mbërrin gjuajtja fituese e Caicedo. Trajneri, me xhaketën e tij të hequr, pavarësisht temperaturës së ftohtë, del me vrap në fushë dhe shkon të përqafojë lojtarin e tij. Gëzim i pamasë, një moment i pamundur të harrohet për të dy. Ndeshja përfundon 1-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak