MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Keidi Bare fiton penallti për Espanyol

10.01.2022 - 23:29

Kuqezinjtë në Evropë vijojnë protagonizmin e tyre, më gola, asiste apo duke fituar edhe penallti, sic është rasti i mbrëmjes së sotme të Keidi Bares.

Mesfushori i përfaqësues shqiptare është padyshim motori i mesfushës së Espanyol, duke sakrifikuar në mbrojtje dhe në sulm, ku ka filluar të bëhet pak nga pak vendimtar me lëvizjet e tij,

Në ndeshjen e sotme ndaj Elche, Bare ia doli që në fund të pjesës së parë ku skuadra e tij po mundej 2-0, të kthente në lojë ekipin duke fituar penallti.

Ai e bëri këtë me një lëvizje spektakolare ndaj Gonzalo Verdu, duke i kaluar topin mes këmbëve për t’u futur në zonë dhe mbrojtësi kundërshtar nuk pa mënyrë tjetër për ta ndalur, përveçse duke e plasur në tokë mesfushorin. Penallti dhe Raul De Tomas nuk gaboi nga pika e bardhë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN