MENU
klinika

“Unë nuk jam ndryshe”/ Masave të reja ndaj Covid-19

Kryeministrja e Zelandës së Re anulon dasmën e saj

23.01.2022 - 14:45

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka anuluar dasmën e saj, pasi ka prezantuar masat e reja kufizuese për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Ardern të dielën ka konfirmuar se dasma e saj me Clarke Gayfordin është anuluar, dhe ceremonia do të mbahet në një kohë tjetër.

“Unë nuk jam ndryshe ndaj zelandezëve tjerë të cilët janë prekur aq shumë nga pandemia. E më e rënda ka qenë pamundësia për të qenë me të dashurit nganjëherë kur kanë qenë shumë të sëmurë. Kjo është dukshëm më e rëndë sesa dëshpërimi që po e ndjej unë”, ka thënë Ardern, raporton BBC.

Zelanda e Re do të mbyllet për shkak të përhapjes së variantit të ri Omicron. Në masat e reja kufizuese, lejohen maksimalisht 100 persona dhe atë të vaksinuar, në ngjarjet e ndryshme, ndërsa maskat janë obligative në shitore e transport publik.

Zelanda e Re ka regjistruar 15.104 raste me COVID-19 dhe 52 të vdekur.