MENU
klinika

Futbollisti kuqezi

Mbrojtësi i Kombëtares shënon golin e parë në La Liga

09.01.2022 - 19:04

Futbollistët e Kombëtares shqiptare po vijojnë të bëjnë mirë me ekipet e tyre në Evropë edhe në këtë fillim të vitit. Pas Bajramit dhe Gjasulës, edhe një tjetër arriti të linte gjurmë sot me golin e tij.

Ivan Balliu ka shënuar golin e parë në La Liga. Mbrojtësi i Shqipërisë ka tundur rrjetën në ndeshjen kundër Betisit, duke barazuar rezultatin. Canales do të shënonte i pari për miqtë në fundin e pjesës së parë.

Ndërkohë Balliu barazoi shifrat në të 71-n. Lojtari shqiptar u gjend përballë portës kundërshtare dhe nuk e kishte të vështirë që të tundte rrjetën duke nisur menjëherë festën për këtë arritje të tij. Një pikë që vlen për nga mënyra se si shkoi ndeshja.