MENU
klinika

NBA

Mposhten sërish Warriors, Suns arratisen në krye

21.01.2022 - 12:40

Phoenix Suns konsolidon edhe më shumë pozitat në krye të renditjes në NBA, pas fitores 109-101 arritur sot në fushën e Dallas Mavericks. Një tjetër ndeshje e mirë e Booker për Suns, autor i 28 pikëve, ndërsa 28 pikët e Doncic për teksanët mbetën për statistikë.

Zhgënjen skuadra e Golden State, që u mund 121-117 në fushën e saj nga Indiana Pacers. 7 lojtarë të ekipit të Indiana, përshi 5 titullarët, realizuan mbi 10 pikë, ndërsa 39 pikët e Stephen Curry për Warriors mbetën për statistikë.

Jashtë fushe fiton edhe New Orleans Pelicans, që mposhti 102-91 New York Knicks, ndeshje ku u dallua Valancinuas me 18 pikë e 10 rebound. Knicks janë aktualisht jashtë zonës play-off.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN