MENU
klinika

Australian Open

Nadal kalon në finale, kërkon historinë

28.01.2022 - 12:20

Tenisti spanjoll Rafael Nadal është finalisti i parë i grand slam-it Australian Open. Në gjysmëfinalen luajtur sot në Melbourne, ai triumfoi 3-1 ndaj italiani Matteo Berrettini, ndeshje e dominuar dhe fituar me meritë nga ish-numri 1 në botë.

Nadal fitoi 6-3 dhe 6-2 dy setet e para, ndërsa Berrettini rihapi ndeshjen pas triumfit 6-3 në setin e tretë. Gjithsesi, spanjolli tregon forcën në setin e katërt, duke fituar 6-3 dhe pret një biletë për në finalen e këtij grand slam, pas gati 3 orësh lojë.

Rafael Nadal e ka fituar vetëm një herë këtë turne, në vitin 2009 dhe tashmë synon triumfin nr.21 në një grand slam, për të shkruar historinë (ai ka 20 grand slam të fituara njësoj sa Roger Federer dhe Novak Djokovic).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN