MENU
klinika

Zhvillimet në kampin e kuq

Partizani zyrtarizon Kallakun, Kaçe drejt largimit

04.01.2022 - 16:40

Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Sherif Kallakun. Mesfushori i spikatur, bashkohet me 16-të herë kampionët e Shqipërisë pas eksperiencave të suksesshme në kampionatin tonë me ekipet e Laçit dhe Teutës, si dhe jashtë vendit te NK Lokomotiva Zagreb.

Drejtuesit dhe mesfushori me tipare sulmuese kanë arritur marrëveshjen me klubin kroat të NK Lokomotiva Zagreb për huazimin e 23 vjeçarit, i cili do të jetë pjesë e të kuqve deri në fund të këtij sezoni futbollistik.

Ndërkohë, me shumë mundësi do të largohet Ergys Kaçe. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk dha atë që pritej prej tij në pjesën e parë të sezonit dhe me shumë mundësi palët do të ndahen këtu me një marrëveshje konsensuale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN