MENU
klinika

Trajneri gjerman

Rekordi i Thomas Tuchel që vendosi me Chelsea

13.01.2022 - 17:36

Chelsea fitoi të dyja ndeshjet derbit me Tottenham në gjysmëfinale të Carabao Cup dhe kaloi në finale të Kupës së Ligës, në pritje të fituesit mes Arsenal dhe Liverpool.

Vetëm 350 ditë për të ndryshuar historinë dhe për të shkruar një kapitull të paharrueshëm. Thomas Tuchel është që tani një legjendë e Chelsea-t, pavarësisht se është në drejtim të Blues për më pak se një vit.

Me fitoren e arritur të mërkurën kundër Tottenham, gjermani është bërë trajneri i parë në histori që udhëheq londinezët në finalet e Carabao Cup, FA Cup dhe Champions League. Askush më parë nuk ka arritur ta bëjë këtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN