MENU
klinika

Kupa e Italisë

Spektakël dhe surprizë, Fiorentina eliminon Napolin

13.01.2022 - 23:01

Fiorentina ka triumfuar në 1/8-at e Kupës së Italisë kundër Napoli-t. Skuadra vjollcë, që ka pësuar golin e barazimit 2-2 në minutën e 96-të të kohës së rregullt, ka arritur të fitojë 5-2 në kohën shtesë.

Ndeshje e pabesueshme në Diego Armando Maradona: miqtë kanë kaluar në avantazh me Vlahovic (41′), janë kapur nga Mertens (44′) dhe kanë mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Dragowski.

Në pjesën e dytë, Fiorentina është kthyer në avantazh me Biraghi (58′), ndërsa Npaoli ka mbetur me 9 lojtarë pas kartonëve të kuq të marrë nga Lozano dhe Ruiz, para golit të barazimit të Petagna-s. Venuti, Piatek dhe Maleh kanë shënuar për vjollcët në kohën shtesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN