MENU
klinika

Tenisti serb i pavaksinuar

Telashe të tjera për Djokovic, ikin edhe sponsorët?

18.01.2022 - 16:54

Imazhi i tenistit serb Novak Djokovic rrezikon të pësojë një tjetër goditje të rëndë pas përjashtimit që numri 1 në botë për meshkuj pati javën e kaluar nga Australia, duke mos luajtur dot në grand slam, turne që po zhvillohet aktualisht në Melbourne.

E ardhmja e tij është ende e dyshimtë, pasi rrezikon të mos luajë edhe në grand slam të Roland Garros për shkak se është i pavaksinuar. Një masë kjo që po bëhet e detyrueshme në evente të ndryshme sportive në gjithë botën.

Sjelljet e tij jashtë fushe, si një sportist që nuk dëshiron të kryejë vaksinën, po ndikojnë jo pak në imazhin e tij. Sponsorët e tenistit kanë mbetur të pakënaqur nga ngjarjet e fundit dhe më kryesori, “Lacoste”, ka nisur të lëvizë.

“Lacoste” ka deklaruar se do të analizojë me detaje gjithçka ka ndodhur javët e fundit me Novak Djokovic: “Shumë shpejt do të jemi në kontakt me tenistin, për të diskutuar për ato që ndodhën në Australi dhe për rikthimin e tij në fushë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN