MENU
klinika

NBA

Warriors ruajnë kreun në Perëndim, Nets humbin në Lindje

04.01.2022 - 15:59

Skuadra e Golden State ruan kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit në NBA pas fitores 115-108 ndaj Miami Heat. Poole me 32 pikë ishte më i miri për vendasit, mbështetur edhe nga Wiggins me 22 pikë.

Zhgënjen skuadra e Brooklyn Nets, që në fushën e saj u mund 118-104 nga Memphis Grizzlies. Morant realizoi 36 pikë dhe Bane 29, një dyshe që bëri diferencën në fushë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Durant për vendasit.

Edhe skuadra kampione e Milwaukee Bucks ka dalë e humbur, pasi u mposht 115-106 nga Detroit Pistons. Bey realizoi 34 pikë për miqtë, mbështetur edhe nga Jackson me 24 pikë, ndërsa për Bucks u dallua Giannis me 31 pikë e 10 rebound, por që mbetën për statistikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN