MENU
klinika

Carabao Cup

Xhaka me të kuq, Liverpool nuk thyen dot Arsenal

13.01.2022 - 23:45

Finalisti i dytë i Kupës së Ligës në Angli do të zgjidhet në ndeshjen kthimit. Liverpool dhe Arsenal nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola. Chelsea do të duhet të presë ndeshjen e kthimit për të mësuar rivalin e finales.

Dukej se do të ishte një fitore e lehtë për skuadrën e Jurgen Klopp pas kartonit të kuq të marrë nga Xhaka në minutën e 24-të të pjesës së parë, por nuk ka qenë kështu.

Topçinjtë kanë arritur të rezistojnë deri në fund dhe të marrin një barazim me vlerë për ndeshjen e kthimit. Rasti më i artë për Të Kuqtë ka ardhur në fundin e takimit, por është shpërdoruar nga Minamino, i cili ka nxjerrë topin jashtë në mënyrë të pashpjegueshme. Edhe Klopp e ka patur të vështirë t’u besojë syve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN