MENU
klinika

Dy të plagosur rëndë

Aksident në Radhimë, makina përplaset me shtyllën

23.02.2022 - 14:14

Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në Radhimë të Vlorës, ku një makinë tip Ford ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shtyllën.

Korespondenti i Panorama raportohen për dy persona të lënduar në gjendje kritike.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit ende nuk dihen ende. Policia ka nisur hetimet.

Burimet thanë se forcat zjarrfikëse kanë shkuar drejt vendngjarjes pasi të plagosurit kishin mbetur brenda automjetit.