MENU
klinika

Europa dhe Conference League

Barcelona tregon forcën, Dortmund nuk përmbys dot

25.02.2022 - 00:00

Barcelona vijon me ecurinë pozitive edhe në Europa League. Pas fitores së thellë në La Liga, katalanasit tregojnë forcën edhe në këtë kompeticion, duke fituar 4-2 në Napoli me ekipin vendas dhe kualifikohet për më tej, me takimin e parë që kishte përfundoi 1-1.

Miqtë nga Spanja shënojnë dy gola njëri pas tjetrit. Fillimisht Jordi Alba në minutën e tetë dhe pesë minuta më pas de Jong con shifrat në 0-2. Insigne ngushton në 1-2 me penallti dhe krijon iluzionin që ndeshja hapet.

Por Pique në fundin e pjesës së parë shënon golin e tretë. Aubameyang në 59’ në pjesën e dytë shënon edhe golin e katërt, duke treguar se është një blerje me shumë peshë. Goli i Politanos në 87’ vetëm sa ngushton diferencën, pa mundur që Napoli të shkojë më tej.

Në ndeshjet e tjera, Dortmund nuk arrin të përmbysë humbjen me Rangers në shtëpi, duke mos shkuar më shumë se 2-2 në Gllasgow. Betis barazoi 0-0 me Zenit, por janë spanjollët që shkojnë më tej, pasi fituan 3-2 në Rusi. Braga-Sheriff Tiraspol shkon në shtesë.

Conference League – Slavia Prague mundi sërish Fenerbahce, kësaj here 3-2 dhe avancon më tej. Kalon më tej edhe Vitesse, që mundi Rapid Viena. Ndërsa PAOK-Mitdjylland shkon në shtesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak