MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 20

Dopietë e Skukës, përmbys Partizani, Laçi fundos Dinamon

14.02.2022 - 19:41

Më në fund, Partizani bën tri fitore radhazi. Edhe pse me vuajtje, të kuqtë mposhtën 2-1 Skënderbeun në Korçë, sukses që erdhi me përmbysje, me heroin e takimit Xhuljano Skuka, që realizoi dy herë.

Korçarët kaluan të parët në avantazh me anë të Mensah në minutën e 20-të, teksa Skuka përmbysi gjithccka i vetëm në minutat 76 dhe 89’ Vlen të theksohet fakti se sulmuesi e nisi sfidën nga stoli, teksa u mjaftuan vetëm disa minuta për t’u shndërruar në hero.

Ndërsa Laçi futet në krizë totale Dinamon. Kurbinasit fituan 0-1 dhe i bëjnë presion Tiranës, që do të luajë në orën 19:4 kundër Egnatias. Blutë e Tiranës tashmë rrezikojnë qëndrimin në Superiore.

Një gol i Saliu Guindo i ka mjaftuar përsëri Laçit që të sigurojë tri pikët e radhës në kampionat. Skuadra e Mirel Josës mori fitoren e katërt radhazi në kampionat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN