MENU
klinika

UEFA e ka ende

Klubi i njohur gjerman heq nga bluza sponsorin rus

24.02.2022 - 18:11

Ndërsa UEFA ende nuk ka marrë asnjë vendim dhe mbrëmë në spotet e Champions League shfaqej reklama e gjigantit rus të gazit “Gazprom”, sot pushtimi i Ukrainës nga Rusia nuk po kalon pa u vënë re as nga bota e futbollit.

Schalke 04, një klub që zbriti 2 vite më parë në Bundesligën 2, por një nga më të njohurit në vend, që prej vitesh ka një kontratë sponsorizimi me “Gazprom”, ka vendosur të heqë nga bluzat zyrtare të ekipit mbishkrimin Gazprom. Lajmi bëhet i ditur me këtë postim në Twitter:

“Në funksion të ngjarjeve, zhvillimit dhe përshkallëzimit të ditëve të fundit: Schalke 04 heq shkrimin e GAZPROM nga bluzat. Ky hap pason diskutimet për GAZPROM në Gjermani. Në gjoksin e Bluve Mbreterorë do të shkruhet vetëm Schalke 04”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Futbollisti i Atalantës sonte në fushë

“Familjet tona në rrezik, si mund të ndalet ky tmerr”

Është edhe në play-off për Botërorin

Çfarë do bëjë UEFA e FIFA? Rusia në grup me Shqipërinë


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak