MENU
klinika

Premier League, Java 24

Liverpool bën “detyrën”, Arsenal fiton me 10 vetë

10.02.2022 - 23:45

Liverpool mundohet të mbajë gjallë luftën për titull, duke ngushtuar në 9 pikë me Manchester City. Të kuqtë fituan 2-0 në shtëpi me Leicester City, duke shënuar nga një gol për secilën pjesë loje.

Të dy gola i shënoi portugezi Diogo Jota. Në pjesën e parë ai shënoi në minutën e 34-t, ndërsa në të 87’ dyfishoi shifrat, duke mbyllur ndeshjen para kohe. Një fitore e merituar e Liverpool, që tani sheh para.

Ndërsa Arsenal fitoi 0-1 në transfertë me Wolves. Topcinjtë, shënuar në pjesën e parë me Gabriel, ndërsa në të dytën u ndëshkuan dhe mbetën me 10 vetë. Gjithsesi, mbajtën në fuqi golin dhe fituan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN