MENU
klinika

Premier League, Java 24

Tottenham përmbyset falë Brojës, marshon City

09.02.2022 - 23:46

Spektakël në Premier League, sidomos në ndeshjen mes Tottenham dhe Southampton, që përfundoi 2-3. Pasi vendasit kaluan në avantazh, ka ardhur rrjeta e Brojës, duke barazuar shifrat në 1-1. Për të është goli i gjashtë në kampionat.  

Premier League është kampionati më i fortë në botë por mund të ketë edhe arbitrat më të paaftë. Broja 5 minuta qëndroi në fushë i shtrirë dhe me mjekët që i erdhën në ndihmë, pasi Emerson Royal goditi topin me kokë mbi kurrizin e tij, por duke vendosur duart te koka shqiptarit dhe duke i rënë më pas sipër.

Praktikisht, një faull nëse shihen imazhet në VAR por kjo nuk ndodhi dhe solli acarim e Southampton. Në atë aksion, Son gjeti golin e avantazhit 2-1 për vendasit. Conte pati fërkime me stolin e Southampton dhe disa lojtarë në fushë madje.

Megjithatë, Southampton barazoi me Elyonoussi disa minuta më pas dhe gjithashtu gjeti edhe golin e tretë me Adams, duke tronditur Conte & Co…Broja u zëvendësua në minutën e 90-të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN