MENU
klinika

Champions League

Liverpool likuidon Inter që në ndeshjen e parë

17.02.2022 - 00:00

Inter humbet në “San Siro” ndaj Liverpool me rezultatin 0-2 dhe tani në Anfield do t’i duhet një mrekulli për të kaluar më tej. Skuadra e Inzaghit e nisi mjaft mirë dhe fort, e shtyrë edhe nga publiku, por nuk finalizoi dot rastet e krijuara dhe kështu që ligji i futbollit e goditi.

Pas një pjese të parë të luajtur mirë dhe një fillimi të pjesës së dytë super, Inter goditet dy herë nga Liverpool. Calhanoglu kishte ndezur shpresat, por traversa i tha jo, ndërsa Mane pati dy raste të mira.

Me pas, skuadra e Inzaghit shpërdoroi dy kundërsulme me Dzeko, teksa gjithashtu mbrojtja e Liverpool mbylli mirë disa momente frike. Perisic ishte më i rrezikshmi në fushë për kampionët e Italisë, bashkë me Brozovic, ndërsa sulmi Dzeko-Lautaro kanë lënë për të dëshiruar…

Dhe kështu, pasi priti gjatë dhe pasi pa Interin e lodhur, Liverpool zgjidh praktikën në 8 minuta. Skuadra e Jurgen Klopp, e cila priti Interin dhe pickoi me raste dhe në kundërsulm, arriti të dilte përpara dhe të zhbllokonte me kokën e 3 Firmino, i hedhur në fushë në pjesën e dytë.

Sakaq, me pas ka ardhur edhe goli i dytë. Në zhvillimin të një goditje këndi, Van Dijk gjen një goditje me kokë për Salah, i cili nga brenda zonës së penalltisë befason Samir Handanovic.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në sfidat me eliminim direkt në Champions

Mbappe kalon Messin dhe Cristiano Ronaldon