MENU
klinika

Pas triumfit në Super Bowl

Lojtari i propozon për martesë të dashurës në fushë

14.02.2022 - 15:17

Taylor Rapp, lojtari i skuadrës së Los Angeles Rams, fituese sot e Super Bowl (23-20 ndaj Cincinnati Benagls), ka gjetur mënyrën më të bukur për t’i kërkuar për martesë të fejuarës së tij Dani Johnson.

Pasi përfundoi ndeshja, ai u ul në gjunjë dhe i ka propozuar për martesë Johnson, duke i dhënë unazën e martesës. Ai i kërkoi dorën Johnson, që tha PO dhe vendosi unazën në gisht.

E gjithë skena u filmua nga kamerat, ndërkohë që propozimi u bë në fushë, në prani të tifozëve, që e duartrokitën lojtarin për këtë gjest. Të pranishëm edhe një grup i ngushtë miqsh i çiftit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Spektakël para 70 mijë shikuesve

Los Angeles Rams triumfon në finalen e Super Bowl