MENU
klinika

“Pezullim i Asamblesë Zgjedhore të FSHF”

Mbërrin padi tjetër, Gjykata lë në fuqi vendimin

21.02.2022 - 18:16

Zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk do të mbahen sipas datës së përcaktuar më 2 mars, sipas një tjetër vendimi të dhënë sot. Mbetet kështu në fuqi vendimi i Gjykatës për pezullimin e Asamblesë Zgjedhore.

Pas ankimit të akademisë “Luftëtari”, gjykata e Tiranës shqyrtoi edhe padinë e klubit “Albanët”, duke lënë në fuqi pezullimin e komisionit të verifikimit dhe Komitetit Ekzekutiv në FSHF. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Flamur Kapllani ndërsa vendimi i parë ishte dhënë nga gjyqtarja Frida Osmani.

Më herët gjykata ka rrëzuar edhe asamblenë për zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Futbollit në Tiranë, duke i dhënë të drejtë bashkisë si aksioner i klubit të futbollit Tirana. Moszbatimi i vendimit të gjykatës ndëshkohet me 2-3 vite burg për shkelësit.