MENU
klinika

NBA

Miami mbron kreun në Lindje, bien Bucks e Nets

18.02.2022 - 12:57

Miami Heat mbron kreun në Konferencën e Lindjes në NBA. Pas dy kohëve shtesë, Miami fitoi 111-107 ndaj Charlotte Hornets. Ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku për Miami u dallua Lowry me 25 pikë (të gjithë titullarët e Miami realizuan mbi 15 pikë).

Tjetër zhgënjim për Brooklyn Nets, që u mund 117-103 nga Washington Wizards në fushën e tij. 7 lojtarë të Ëashington realizuan mbi 10 pikë (Hachimura 20 pikë më i miri).

Humbet edhe ekipi kampion në fuqi i Milwaukee Bucks, që u mund 123-120 nga Philadelphia. Joel Embiid realizoi 42 pikë e 14 rebound, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Antetokounmpo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN