MENU
klinika

Ndeshja me Bolognan

Nuk ka fitore në tavolinë për Interin

14.02.2022 - 20:44

Refuzohet apeli i Interit që kërkonte 3-0 në tavolinë për dështimin e kontestimit në ndeshjen kundër Bologna-s, të planifikuar në Dall’Ara më 6 janar. Gjykata sportive e apelit, shkalla e dytë e gjykimit, ka vendosur, sipas zgjedhjes së gjyqtarit sportiv, që ndeshja të riluhet.

Kuqeblutë nuk kishin dalë në fushë, duke e lënë skuadrën e Inzaghit në pritje për 45 minuta në fushën e lojës, pas shumë rasteve me korona në mesin e bolonjezëve që kishin sjellë karantinimin e ekipit.

Një motivacion i cilësuar nga gjyqtari sportiv si “shkak i forcës madhore”, një vlerësim i shprehur dukshëm sot nga Gjykata, me kënaqësinë e Bologna-s që mbrohet nga avokati Mattia Grassani. Në çdo rast, klubi zikaltër nuk ka ndërmend të ndalet dhe do të apelojë në bordin e garancisë së Conit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN