MENU
klinika

Premier League, Java 25

“Poker” i Cityt, titulli nuk duket problem

12.02.2022 - 21:29

Manchester City vijon me ecurinë fantastike të rezultateve pozitive, duke marrë fitoren e 11 në 12 ndeshjet e fundit, vetëm një barazim mes tyre. Sitizens triumfuan në transfertë 0-4 me Norwich, duke mbetur në krye me +12 nga vendi i dytë.

Sterling zhbllokoi ndeshjen në 31’, duke cuar ekipin e tij në pushim në avantazhin e një goli. Me të nisur e dyta, Foden dyfishoi shifrat dhe City pastaj e kthen në një ndeshje stërvitore, me pasime të shumta dhe administrim rezultati.

Në 70’, Sterling trefishon dhe vret ndeshjen, ndërsa në 90’, ai do të shënonte edhe golin e katërt për ekipin dhe të tretin personal, duke marrë topin me vete në shtëpi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN