MENU
klinika

Precedenti i Fatos Tushes dhe hetimi për Dritan Agollin

Pse duhet të shkarkohet kreu i FSHZH-së?

02.02.2022 - 13:12

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka njoftuar ditën e sotme se ka nisur hetim për drejtorin e Përgjithshëm të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), Dritan Agolli, pas publikimit të skandalit me tenderin prej 500 mijë USD që e fitoi kuzhinieri i restorantit të djalit të tij.

Por edhe pse SPAK është vënë në lëvizje, Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) nuk ka bërë ende asnjë reagim.

Por pyetja që ngrihet për situatën e krijuar kur drejtuesi i FSHZH-së, është vënë nën hetim nga SPAK për dyshimet se ka abuzuar me tenderat, a duhet Dritan Agolli të shkarkohet deri në përfundim të hetimeve?

Sipas precedentevë të kaluara, Dritan Agolli duhet të largohet nga kjo detyrë deri në përfundim të hetimeve, pasi rreziku që duke qëndruar në detyrë dhe të komprometoje çështjen, duke manipuluar provat apo për t’i fshehur është i lartë.

Duke qëndruar në detyrë rreziku që ky hetim të ‘sabotohet’ nga brenda duke ndikuar tek personat që mund të thërriten për të dëshmuar, lë vend për dyshime.

Por duke e krahasuar me situatat e mëparshme, kujtojmë rastin e ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe, i cili për një shumë dy herë më të ulët se kjo e Dritan Agollit, u arrestua deri në përfundim të hetimeve, në mënyrë që ky i fundit mos ndikonte në fshehje e provave.

Ajo që do vihet re në vijim do të jetë fakti nëse drejtësia do të veprojë si në rastin e Fatos Tushës, duke shmangur në këtë mënyrë dhe dyshimet se po vepron me dy standarde.

Po ashtu vlen të theksohet se vetë kryeministri Edi Rama është treguar i prerë dhe i qartë në shumë raste se asnjë zyrtar i shtetit dhe administratës nuk do të fshihet pas siglës së Partisë Socialiste.

Sipas Ramës çdo zyrtar do duhet të përballet individualisht si qytetar i lirë me drejtësinë.

A do ta zbatoje kryeministri këtë parim edhe ne rastin e Dritan Agollit duke e shkarkuar atë??