MENU
klinika

Si paraqitet gjendja e rrugëve

Rikthehen reshjet e borës në Korçë

08.02.2022 - 11:10

Prej mbrëmjes së djeshme kanë rinisur reshjet e borës në qarkun e Korçës. Trashësia e dëborës varion nga 10-25 cm.

Mbrojtja Civile bën me dije se në zona të veçanta të shoqëruar me stuhi ere nga drejtimi i veriut, duke krijuar edhe duma dëbore. Aktualisht nuk ka reshje. Ndërsa temperatura mesatare është -5 gradë. Në akset rrugore ndodhen borëpastrueset.

“Kushtëzuar nga sasia e reshjeve, temperaturat, prezenca e erës në disa zona, qarkullimi i mjeteve rekomandohet me goma dimërore , ne orët e paradites. Kërkohet kujdes nga përdoruesit e rrugës ne orët ne vijim. Puna do vazhdoje për mirëmbajtje dimërore në të gjitha akset, deri në normalizimin e situatës”, thuhet në njoftim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trashësia shkon deri në 10 centimetra

Bora mbulon Dardhën e Voskopojën!

Disa rrugë të kalueshme vetëm me zinxhirë

Dëborë dhe ngrica, si paraqitet situata në Korçë

Si paraqitet situata?

Dëbora mbulon sërish Korçën