MENU
klinika

Ja për çfarë bëhet fjalë

Risia më e fundit e aplikacionit TikTok ka në qendër fëmijët!

26.02.2022 - 11:53

Një nga platformat e cila gjen një përfshirje shumë të madhe ditët e sotme në shoqëri është TikTok. Pavarësisht të gjithave shpesh herë qasja e fëmijëve në këtë rrjet social ka sjellë edhe probleme të shumta. Epo tani kemi një lajm të mirë sepse vetë TikTok premton se do të përmirësojë sigurinë e të miturve gjatë përdorimit të aplikacionit. Kjo u bë e ditur në Bruksel nga Alexandra Evans, përgjegjëse për politikat e sigurisë publike në Evropë për TikTok-un.

Puna e TikTok-ut është e ndarë në katër faza. Një udhëzues do t’i inkurajojë njerëzit të mësojnë rreth procesit të përballjes me sfidat në internet dhe raportimi i akteve potencialisht të rrezikshme do të jetë më i lehtë. Plus, në javët në vijim, moshat nën 18 vjeç do të fillojnë të shohin video nga tre influencues për fushatën #SaferTogether në burimin e tyre. Mes tyre do të jetë edhe italiania Fabiana Andreani, specialiste e karrierës dhe orientimit për të rinjtë nën 35 vjeç.

Më në fund, TikTok do të financojë Universitetin e Sidnejit Perëndimor dhe Qendrën e tij të të Rinjve për të mbështetur kërkime të mëtejshme mbi sigurinë në internet.