MENU
klinika

Pa e gënjyer me çokollata...

Si mund ta bësh fëmijën të hajë shëndetshëm?

28.02.2022 - 20:36

Mjekët dhe psikologët janë të bindur se mund të arrini rezultatin që doni me këto këshilla të thjeshta që do i zbulojmë më tej…

Mos i ushtro presion fëmijës! Është konfirmuar nga studime se shumica e prindërve i ushtrojnë shumë presion fëmijës që të hajë ushqime të shëndetshme, ndaj kjo i bën ata të ndihen të detyruar dhe mos e shijojnë fare ushqimin edhe nëse e hanë. Më e mira që mund të bëni është të luani me pjatat, ose ta mbanin nën kontroll të voglin tuaj me mënyra argëtuese, pastaj ta drejtoni tek ushqimi që doni t’i mësoni.

Shumica e prindërve kanë tendencën që ta zmadhojnë problematikën edhe kur nuk është aty. Ka mënyra të thjeshta për të bindur fëmijën dhe të gjitha kanë në thelb qasjen e butë dhe pozitive. Gjithashtu mos e nxisni veten të mendoni probleme të paqena për raportin e fëmijës me ushqimin.