MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ndikojnë 7 orë gjumë tek shëndeti i zemrës?

05.02.2022 - 13:17

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ndikojnë 7 orë gjumë tek shëndeti i zemrës?

Mjeku: Gjumi është një ndër proçeset më të rëndësishme për të ruajtur shëndetin e mirë. Jo vetëm çlodhës për muskujt, nëse flini mjaftueshëm gjumi mund të jetë edhe sekreti për një zemër të fortë. Mjekët thonë se minimuni 7 orë gjumë çdo natë janë shumë të rëndësishme për të mbajtur sëmundjet larg. Sipas Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë për personat që flenë më pak se 7 orë gjumë rritet shanci i prekjes nga sëmundje të ndryshme.

Megjithëse dietat e forta, aktiviteti fizik janë çelësi për një jetesë të mirë gjumi mund të jetë elementi magjik që do t’ju shpetojë nga shumë sëmundje. Mungesa e gjumit rritedhe shancet për t’u prekur nga diabeti apo presioni lartë i gjakut. Personat që flenë më pak se 6 orë në ditë do të thotë se kanë nivele më të larta të një proteine të quajtur miRNAs që është përgjegjëse për mosbalancimin e mirë të qelizave të gjakut. Ndërsa për personat që flenë 7-8 orë nivelet e kësaj proteine që prodhon trupin ulen me 40-60%.

Duke lejuar arteriet të bllokohen rritet edhe rrisku i prekjes nga ishemia apo ataku në zemër . Ndikimi i gjumit në shëndet sipas mjekëve nuk duhet nënvlerësuar pasi mund të çojë edhe në një mori sëmundjesh të tjera. Duke filluar që nga ato muskulare, nervore, dhe së fundëmi sipas mjekëve edhe probleme të shëndetit të zemrës. Sigurohuni të kujdeseni dhe t’a qetësoni trupin tuaj sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë që të promovoni shëndetin e mirë të zemrës dhe mendjes./

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.