MENU
klinika

NBA

Suns shkëputen në Perëndim, Miami rimerr kreun në Lindje

11.02.2022 - 12:08

Vjen humbja e dytë brenda 24 orëve për Golden State, që së fundmi u mund 116-114 në sekondat e fundit nga New York Knicks. Ndeshje e ekuilibruar, ku për miqtë u dallua Randle me 28 pikë e 16 rebound.

Për Warriors, i zakonshmi Curry realizoi 35 pikë e 10 asist, por që mbetën për statistikë. Në krye të renditjes në Perëndim qëndron Phoenix Suns, që mposhti 131-107 kampionët e Milwaukee Bucks. Ndeshje e dominuar nga vendasit, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Shënuesi më i mirë ishte Ayton me 27 pikë.

Miami Heat rimerr kreun e renditjes në Lindje, pas fitores 112-97 ndaj Neë Orleans, sfidë ku miqtë patën epërsi në fushë. Butler dhe Adebayo realizuan nga 29 pikë secili. Jashtë fushe fiton edhe Memphis, 132-107 ndaj Detroit, ndeshje ku 7 lojtarë të Memphis realizuan mbi 10 pikë (Ja Morant 23 pikë).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN