MENU
klinika

Arrestimi i Dardan Molliqajft

ZRRE: Anëtarët e PSD-së hynë brenda me metoda të dhunshme

14.02.2022 - 17:51

Zyra e Rregullatorit për Energji ka reaguar pas arrestimit të Dardan Molliqajt dhe anëtarëve tjerë të PSD-së. ZRRE thotë se anëtarët e PSD-së përdorën metoda të dhunshme për të hyrë në objektin e këtij organi.

“Me metoda të dhunshme dhe në mënyrë të paprecedentë, anëtarë të partisë politike PSD kanë hyrë sot në hapësirat e punës së Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke i pamundësuar punën stafit të ZRRE”, thuhet në reagimin e ZRRE-së.

Ky organ thotë se gjatë kësaj jave pritet ta publikojnë draftin e vendimit të fundit për shtrenjtimin e rrymës. PSD-ja kërkoi publikimin e këtij vendimi, si kusht për të dalë nga objekti i ZRRE-së.

“Të gjitha vendimet e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji janë të publikuara në faqen elektronike të ZRRE-së. Vendimet e Bordit, pas marrjes së tyre, revidohen dhe draftohen ligjërisht nga departamentet e ZRRE-së dhe bëhen publike pas integrimit të të gjithë komenteve të anëtarëve të Bordit. Ky është proces i rregullt dhe ZRRE pret ta publikojë draftin gjatë kësaj jave. Komunikata për media dhe përgjigjet ndaj komenteve të palëve të interesit tashmë janë publikuar”, thotë ZRRE.

Në fund, organi që rregullon aktivitetet në sektorin e energjisë në Kosovë ka vlerësuar se PSD-ja pati tendencë për të përfituar politikisht,

“ZRRE fton të gjitha partitë politike të përmbahen nga tendencat për të përfituar politikisht duke dhunuar e penguar punën e ZRRE-së”, thuhet në reagim.