MENU
klinika

Nesër shorti i grupeve të Botërorit

29 kombëtare të kualifikuara, mbeten edhe 3

31.03.2022 - 11:45

Meksika, pas fitores së pastër 2-0 përballë El Salvador, dhe SHBA, pavarësisht humbjes 2-0 në sfidën kundër Kosta Rikës janë dy përfaqësueset e fundit që siguruan një biletë për në Botërorin e Katar.

29 janë konfiguruar, ndërsa mbeten në pritje të shortin që do të hidhet më 1 prill në Doha. Nga Evropa janë kualifikuar 10 përfaqësuese: Gjermania, Danimarka, Franca, Belgjika, Kroacia, Spanja, Serbia, Anglia, Zvicra, Holanda, Portugalia dhe Polonia.

Bileta e fundit do të përcaktohet pas sfidës Skoci-Ukrainë, fituesi i tyre do të përballet me Uellsin në finalen e play-off, nga ku do të dalë përfaqësuesja e fundit nga Evropa që do të shkoj në Katar.

Nga Amerika Latine janë kualifikuar Brazil, Argjentinë, Ekuador dhe Uruguai. Peruja siguroi një biletë për në playoff ku do të përballet me një fituesin e çiftit nga Azia.

Katari merr pjesë automatikisht, si vend pritës, ndërsa nga Azia janë Koreja e Jugut, Irani, Japonia dhe Arabia Saudite. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Australia do të përballen me 7 qershor, fituesi ndërmjet tyre do të përballet në play-off me Perunë.

Nga Amerika Veriore dhe ishujt Karaibe është vetëm një skuadër e kualifikuar, Kanadaja, ndërsa në Botëror janë kualifikuar SHBA dhe Meksika.

Mbetet ende për t’u përcaktuar ekipi i fundit ku Kosta Rika do të përballet me Zelandën e Re me 13 ose 14 qershor. Nga Oqeania nuk kemi asnjë skuadër të kualifikuar. Nga Afrika janë kualifikuar 5 përfaqësuese, Gana, Senegal, Marok. Tunizi dhe Kamerun.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN