MENU
klinika

Formula 1

Ankth për Mick Shumacher, përplaset pas mureve

26.03.2022 - 20:00

Momente paniku në pistën e Jeddah, ku po zhvillohen provat zyrtare të Çmimit të Madh të Arabisë Saudite. Makina Haas e pilotit gjerman Mick Schumacher ka pësuar një aksident të rëndë gjatë sesionit të dytë, duke u përplasur me muret mbrojtëse.

Aksidenti ishte i fortë, pasi makina u përplas me shpejtësi të madhe me barrierat mbrojtëse, duke detyruar komisarët e garës të nxjerrin flamurin e kuq dhe ndërprerë provat zyrtare.

Ankth, pasi ende nuk ka informacion për pilotin e ri gjerman. Në pistë u futt edhe një ambulancë. Makina e Schumacher është shkatërruar shumë, ndërkohë që ankthi për gjendjen e pilotit të Haas është i madh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN