MENU
klinika

D otë bashkohet me Xhakën?

Arsenal këmbëngul për Armando Brojën

15.03.2022 - 15:13

Arsenal njihet botërisht për talentet që ka. Politika e klubit londinez është e thjeshtë, teksa çdo sezon nxjerr të rinj me prespektivë, të aftë që një ditë të bëhen lojtarë të mëdhenj. Football.london ka publikuar një artikull, ku bën me dije se 2 janë lojtarët e “piketuar” për në verë.

Armando Broja shihet si mjaft me të ardhme, teksa këtë radhë do i duhet të qëndrojë në Londër, por jo në anën blu. Loja e sulmuesit shqiptar përshtatet shumë me atë që trajneri Arteta preferon të aplikojë në fushën e blertë.

Klubi po monitoron situatën dhe një aksion konkret do ndërmerret në fund të sezonit, kur përfundon periudha e huazimit te Southampton. Kalimi te “Topçinjtë” do ishte një mundësi tejet e mirë për të dhe mund të bashkohej me futbollistin tjetër shqiptar Granit Xhaka. Emri tjetër është  Florian Wirtz i Bayer Leverkusen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Risia e Kombëtares në miqësoret e marsit

Inter shënjestron mesfushorin shqiptar