MENU
klinika

NBA

Bindin ekipet e kreut, fitore e thellë e Nets

16.03.2022 - 12:18

Skuadrat kryesuese në dy konferencat e NBA vijojnë dominimin. Në Perëndim, Phoenix Suns vijon të jetë skuadra më e mirë këtë sezon, duke kryesuar bindshëm. Ekipi i Suns fitoi së fundmi 131-115 ndaj Neë Orleans, sfidë ku u dallua i zakonshmi Kevin Booker, autor i 27 pikëve.

Po në Perëndim jashtë fushe fitoi edhe Memphis Grizlies, që falë lojës së mirë kolektive, 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, mposhti 135-102 Indiana Pacers. Falë këtij suksesi Memphis ngjitet në vendin e dytë, duke parakaluar Golden State.

Ndërsa në Lindje është Miami Heat që mban kreun. Skuadra nga Florida mposhti 105-98 Detroit Pistons. Herro ishte më i miri në parket me 29 pikë.

Fitore të thellë arriti skuadra e Brooklyn Nets, që mundi 150-108 Orlando Magic. 7 lojtarë të ekipit mik realizuan mbi 10 pikë, ku diferencën e bëri Kyrie Irving, autor i 60 pikëve, më i miri në parket. Ishte fitorja e katërt radhazi për Nets, që afrohen shumë në zonën e play-off.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN