MENU
klinika

Nuk ndodhte prej 12 vitesh

Cristiano Ronaldo do ta mbyllë sezonin pa trofe

16.03.2022 - 19:55

Cristiano Ronaldo do ta mbyllë sezonin pa ndonjë trofe për herë të parë pas 12 viteve. Manchester United u eliminua nga 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve duke u mposhtur 1-0 në shtëpi nga Atletico Madrid, pasi kishin barazuar 1-1 në ndeshjen e parë në Spanjë.

Ekipi anglez tani janë jashtë garës në Premier League, FA Cup dhe Carabao Cup, që nënkupton se nuk do të fitojnë asnjë trofe në sezonin 2021/22. Kjo është pozitë e pazakontë për Ronaldon, pasi që hera e fundit kur e përjetoi një sezon të tillë ishte që nga koha e parë e kaluar në Manchester United.

CR7 arriti mjaft trofe te Real Madrid, pastaj te Juventus fitoi pesë trofe në tre vite. Edhe në aspektin individual Ronaldo do të mbetet pa trofe, pasi me 12 gola në Premier League dhe 6 në Champions nuk fiton “Këpucë të Artë”. E si pasojë “Topi i Artë” tashmë nuk mund të vijë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions kthehet në tabu

Kurba e rënies së Ronaldos dhe Messit