MENU
klinika

“Qyteti Volnovakha nuk ekziston më”

Dëshmi rrënqethëse: Po vriten familjet dhe priftërinjtë që…

17.03.2022 - 12:44

Dëshmi dhe qëndrime rrënqethëse vijnë nga lufta në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se qyteti “Volnovakha nuk ekziston më”.

“Tani qyteti ekziston vetëm në hartë, sepse në realitet Volnovakha nuk ekziston më, nuk ka mbetur as një ndërtesë, bëri të ditur mes të tjerash ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov.

Po ashtu, ai shtoi se deri tani Rusia ka shkatërruar 400 shkolla dhe 110 spitale.

“Në tre javë janë shkatërruar 400 shkolla, 110 spitale dhe më shumë se një mijë ndërtesa banimi. Gjithashtu parandalohen operacionet e shpëtimit, rrëmbehen dhe vriten familje të tëra, vriten priftërinjtë dhe kryetarët e komunave që nuk bashkëpunojnë me pushtuesit rusë”.

Duke qëndruar tek pasojat e luftës, autoritetet ukrainasë thanë se në qytetin Chernihiv, pranë kufirit me Bjellorusinë, gjatë 24 orëve të fundit nga bombardimet ruse janë vrarë 53 civile.