MENU
klinika

Dikur e bullizonin

Dua Lipa zbulon si e ktheu pikën e dobët në sukses!

05.03.2022 - 11:30

Dua Lipa së fundmi ka qenë e ftuar në ‘Tonight Show’ me Jimmy Fallon.

Këngëtarja ka treguar se fillimet e saj nuk kanë qenë shumë të pëlqyera dhe nuk e kishte fjalën për zërin e saj.

Një kërcim që ka realizuar në një nga koncertet e saj në 2017, ajo tregoi se u paragjykua shumë dhe më vonë vendosi ta kthente në pikën e saj më të fortë.

“Ky moment më shkaktoi shumë trishtim. Po bullizohesha online dhe nuk ishte aspak e këndshme. Tani kur e shikoj nga një perspektivë tjetër e kuptoj që më ka ndihmuar të rritem dhe të bëhem artistja që jam sot. Më ndihmoi të perfeksionohesha, të bëja më shumë prova sepse dëshiroja të isha një performuese e vërtetë. Dhe tani unë e nis turin tim pikërisht me këtë kërcim”- u shpreh artistja.

Dua një pjesë të performancës së atëhershme e ka realizuar edhe me gazetarin Jimmy Fallon në studio.

Dikur e bullizonin/ Dua Lipa zbulon si e ktheu pikën e dobët në

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN